Shërbimet
Veprimtaria e ndërmarrjes e licencuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) përfshinë:
- Prodhimin e energjisë termike,
- Furnizimin e konsumatorëve me energji termike
- Prodhimi i energjisë elektrike;
Prodhimi i energjisë termike
Prodhimi i energjisë termike bëhet me kapacitetet e reja për prodhimin e energjisë termike (ngrohjes) dhe bashkëprodhimin e energjisë elektrike dhe termike do të mundësojnë prodhim të mjaftueshëm për një furnizim cilësor të konsumatorëve.
Kapacitetet prodhuese aktuale me impiantin e ri janë:
- Njësitë (kaldajat) për prodhim të energjisë termike me kapacitet nominal 2 x 5.5MWTH;
- Njësia e ko-gjenerimit të energjisë elektrike dhe asaj termike me kapacitetet 1.2MWEL dhe 4WTH;
Pra gjithsejtë kapacitetit i prodhimit të ngrohjes (energjisë termike) 15 MWTH dhe Kapaciteti e prodhimit të energjisë elektrike 1.2 MWEL
Shpërndarja e energjisë termike
Shpërndarja e energjisë termike bëhet përmes rrjetit të termofikimit i cili përfshin të ashtuquajturin rrjetin primar dhe shtrihet në dy pjesë duke u nisur nga njësia e prodhimit të energjisë termike. Pjesa e vjetër e rrjetit e cila shtrihet nga Ngrohtorja e Qytetit, shkon në drejtim të pjesës veriore të Qytetit dhe arrin deri te shkolla fillore “Zekeria Rexha”. Në këtë pjesë të rrjetit të vendosur në vitin 1980, janë të kyçur kryesisht Institucione, si: Shkolla, shtëpi të shëndetit, Kuvendi Komunal, Pallati i Kulturës si dhe ndërtesa kolektive. Kjo pjesë e rrjetit përbën një gjatësi të trasesë prej 5.6 km e cila i përfshin dy gypa te ujit. Këta gypa janë gypa të zi të izoluar me lesh mineral dhe i mbështjellur me ter letër të vendosur në kanal të betonit.
Pjesa e re e rrjetit, e vendosur nga Ngrohtorja e Qytetit, shkon në drejtim të pjesës jugore të Qytetit duke arritur deri te Spitali rajonal Isa Grezda, i cili gjithashtu furnizohet me ngrohje. Kjo pjesë e rrjetit ka qenë donacion i SIDA-s organizatë Suedeze e vendosur në vitin 2001 dhe qëllimi kryesorë ka qenë të mundësoje kyçjen e Spitalit në rrjetin primar të termofikimit. Pjesa jugore e rrjetit përfshin një gjatësi prej 16.6 km trase në të cilën janë të vendosur dy gypa të paraizoluar. Në këtë pjesë të rrjetit kemi një kombinim pak më ndryshe të konsumatorëve të kyçur në rrjet, krahasuar me pjesën veriore të rrjetit. Karakteristikë e kësaj pjese të rrjetit është se përveç institucioneve dhe disa ndërtesave kolektive, strukturën e konsumatorëve sipas numrit të tyre e dominojnë shtëpitë individuale, të cilat edhe sot përbëjnë një pjesë shumë të vlefshme të konsumatorëve tanë.
Furnizimi i konsumatorëve me energji termike bëhet përmes këmbyesve të energjisë të cilët janë të vendosur në nënstacione dhe bëjnë kalimin e energjisë nga rrjeti primar në rrjetin sekondar. Rrjeti sekondar është pjesë e konsumatorëve dhe rrjedhimisht Ngrohtorja e Qytetit është përgjegjëse për distribuimin e energjisë deri te këmbyesi.