+383 (0)46 127 066

Takim i përbashkët ndërmjet Ngrohtores së Qytetit Sh.A. Gjakovë dhe Termokos Ngrohtores së Qytetit Prishtinë

Publikimi-8

Me datë 07.12.2023 Ngrohtorja e qytetit u vizitua nga Departamenti i Prodhimit nga TERMOKOS Ngrohtorja e Qytetit për tu njohur nga afër me të arriturat, sfidat dhe planet e Ngrohtores, si dhe rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellët ndërmjet këtyre dy ngrohtoreve. 

Përfaqësuesit nga Termokos, u njoftuan nga Kryeshefi Ekzekutiv për gjendjen aktuale të Ngrohtores duke përfshirë sfidat, kënaqshmerinë e konsumatorëve si dhe problematikat e fillimit të operimit me energji termike. Njëkohësisht u vizitua nga afër departamenti i prodhimit me ç’rast u njoftuan edhe me teknologjinë më të re me të cilën Ngrohtorja e Qytetit Sh.A. Gjakovë operon. 

Të dy përfaqësuesit e ngrohtoreve u zotuan për thellimin e bashkëpunimit në mes dy ngrohtoreve, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve dhe ofrimit të shërbimeve.

Lajmet tjera

Publikimi-8