Me datë 28.02.2024 në ambientet e Ngrohtorës së Qytetit Gjakovë u mirëpriten nga Kryeshefi Ekzekutiv z. Blerim Halilaj si dhe stafi i Ngrohtorës në një takim të përbashkët me Rektorin e UBT, z. Edmond Hajrizi, Dekanin e Fakultetit të Arkitekturës, z. Binak Beqaj, Dekanin e Inxhinierisë se Ndërtimit, z. Visar Krelani, si dhe profesorin e Inxhinierisë Mekanike, z. Fuat Pallaska.
Përfaqësuesit nga UBT u njoftuan nga Kryeshefi Ekzekutiv për gjendjen aktuale të Ngrohtorës duke përfshirë sfidat, kënaqshmerinë e konsumatorëve si dhe problematikat e fillimit të operimit me energji termike.
Njëkohësisht u vizitua nga afër departamenti i prodhimit me ç’rast u njoftuan edhe me teknologjinë më të re me të cilën Ngrohtorja e Qytetit Sh.A. Gjakovë operon, teknologji e cila përshtatet dhe me programet të cilat ofrohen në UBT.
Të dy përfaqësuesit vlerësuan të favorshme për te dy palët që në të ardhmën mos të mungojë bashkëpunimi i ndërsjellët, dhe të u ofrohet mundësia studentëve të UBT që të kryejnë praktika dhe punime studimore pranë ambienteve të ngrohtorës së qytetit Gjakovë.

