Ngrohtorja e Qytetit Gjakovë SH.A është kompani publike që operon me ngrohje në të dy sektorët atë komercial dhe të amvisërisë.
Është themeluar në vitin 1981, ku së pari ka funksionuar në kuadër të B.V.I-së për lëmi strehimore dhe veprimtari komunale.
Nga viti 1983 është pavarësuar nga B.V.I-ja dhe ka funksionuar si kompani shoqërore më të njejtin emër.

Në vitin 1985 kompanija ka ndërruar emrin dhe nga NPT Ngrohtorja e qytetit në kompani për termofikim, projektim dhe montim "INGRO" Gjakovë.Në vitin 1998 është bërë transformimi i sërishëm i pronës në atë shoqërore dhe emri i saj është Ndërmarrja publike për termofikim në Gjakovë, ku prona është bartur në pronësi të Kuvendit të Komunës së Gjakovës.
Pas vitit 1999 me ardhjen e UNMIK-ut në Kosovë "Ngrohtorja e qytetit" Gjakovë futet në kuadrin e D.SH.P e pastaj në AKM-sektorin për energji me Bordin Mbikqyrës si udhëheqëse e organeve menaxhuese.
Janar 2006 N.P.T "Ngrohtorja e qytetit " është shëndrruar në shoqëri aksionare me emrin "Ngrohtorja e qytetit Gjakova" SHA Gjakovë me Bordin e Drejtorëve.
|